Nesër rikthehet debati për shqipen, Grubi: Në janar, gjuha shqipe zyrtare

Gjuha shqipe në janar të vitit të ardhshëm do të zyrtarizohet në nivel të shtetit. Për këtë është i bidnur kryetari i komisionit për çështje evropiane Artan Grubi. Të hënën rikthehet debati në këtë komision. Pas tri ditësh debat dhe shqyrtim të amendamenteve nga ana e partive politike, ligji do t’i dorëzohet kryetarit të kuvendit për miratimin përfundimtar të leximit të dytë, njofton TV21.

“Uroj që kjo të ndodhë brenda vitit por sipas agjendës reformuese, jam i bindur se në mes të janarit e kemi të miratuar dhe në këtë mënyrë rrumbullaksohet  Marrëveshja e Ohrit dhe do të arrijmë barazinë gjuhësore, do ta mbyllim një kapitull shumë të rëndësishëm që rrjedh nga M.O dhe nga lufta e vitit 2001”, tha Artan Grubi, deputet i BDI-së.

Leximin e parë të këtij ligj e kundërshtuan ashpër deputetët e  VMRO-DPMNE-së të cilët për ta penguar procesin, reagonin me replika dhe kundër replika.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. mos je gabim z.Grubi…z.Ali Ahmeti ka thene se gjuha shqipe eshte legalizu moti…ke haru si duket,ligji i veteraneve te UCK ka mbet pa u pru…te fala,komandant KALI i SHEMES

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button