Kini kujdes, llaptopi dëmton spermën!

Shkencëtarët kanë deklaruar se ekziston një rrezik nëse meshkujt përdorin llaptopin mbi gjunjë. Sipas tyre rrezet WiFi mund të dëmtojnë spermën e mashkullit.

Një grup kërkuesish nga Argjentina kanë vërejtur shenja tek 29 meshkuj të cilët kanë përdorur llaptopin me lidhje interneti wireless dhe që kanë shkarkuar materiale në internet.
Pas 4 orë përdorim të llaptopit në këtë formë është vërejtur se sperma ishte prekur nga rrezet e wirelesit.

Çereku i spermatozoideve nuk notonte më ndërsa është parë se 9% e ADN-së së saj ishte e dëmtuar. Kërkime të ngjashme kanë vërejtur se dhe rrezatimi i telefonave krijon pafuqi të spermës.

Udhëheqësi i këtij kërkimi Conrado Avendano nga “Nascentis Medicina Reproductiva në Kordoba shprehet se fajtor për këtë janë rrezatimet elektromagnetike të prodhuara nga lidhja wireless.
“Të dhënat tona tregojnë se përdorimi i llaptopit me lidhje wireless dëmtorn organet riprodhuese dhe mund të dëmtojë kualitetin e spermës” deklaroi ai./femina.al

Lajme të ngjashme

Back to top button