Ktheni jetën për më mirë: Ndiqni 5 hapa të thjeshtë!

Nëse gjithnjë dëgjoni zërin e brëndshëm i cili vazhdimisht ju përshpëritë se është koha për ndryshime, nuk është vonë që këtë apo cilindo vit ta bëni të juajin.

Po ju sjellim këshilla se si ta shndërroni “do të filloj prej nesër” në “sot po filloj”!

Për vendimet që ndikojnë në përmirësimin e jetës suaj kurrë nuk është vonë. Ato nuk do të thotë të zbatohen që nga e hëna apo dita e parë e muajit ose pas Vitit të Ri, ato mund të fillojnë menjëherë, por natyrisht vetëm nëse dëshironi ju vetë, shkruan Femra.

Pra, nëse gjithnjë dëgjoni zërin e brëndshëm i cili vazhdimisht ju përshpëritë se është koha për ndryshime, nuk është vonë që këtë apo cilindo vit ta realizoni.

Përse dita e rregullimit të psikikës suaj dhe bisedës serioze me karakter të dobët, të mos fillojë të themi të premten pas orarit të punës?

Çlodhuni, nëse duhet lexoni ca rreshta për mënyrën më të shëndetshme të jetesës, çlirimin nga stresi, apo çfarëdo që dëshironi t’i përkushtoheni dhe thuani vetes: Sonte po filloj, nesër është dita ime e parë, gjërat do të janë ndryshe.

Për këtë rast, në vazhdim po ju japim disa këshilla me të cilat mund të filloni dhe fokusoheni:

  1. Aktivizohuni fizikisht

Mirë, nuk duhet të filloni menjëherë me stërvitjet vrasëse kardio apo spartane prej 45 minutash çdo të dytën ditë, por ecni, sa më shumë ecni. Ushtroni 15 minuta në biçikletën shtëpiake apo thjesht mbajeni përballimin. Vetëm filloni. Regjistrohuni në ndonjë stërvitje grupore që gjithnjë e keni dashur por vazhdimisht keni gjetur arësye përse jo pikërisht tani. Shkoni në palestër, jo nesër, por sot!

  1. Ushqehuni më shëndetshëm

Gjithmonë ka ndonjë tundim të cilin është vështirë ta refuzosh, qofshin festat e ardhshme apo organizimet e të gjitha llojeve në të cilët jeni të ftuar apo që vetë i organizoni. Megjithatë, fakt është se tani është koha e duhur ta pastroni organizmin tuaj, të zvogëloni karbohidratet me të cilët përballeni çdo ditë dhe lejoni organizmit të rregullohet. Do ta keni shumë më të lehtë gjatë festave, por edhe në përgjithsi do të filloni të ndjeheni më mirë.

  1. Hudhni gjërat që nuk ju nevojiten

Tani o kurrë. Pastroni tavolinën tuaj të punës, dollapin e veshjeve, pastroni gjithçka nga gjërat të cilat ju ngarrkojnë hapësirën dhe jetën. Bëni një pastrim të detajuar, gjegjësisht vend për disa gjëra të reja dhe më të mira.

  1. Bëni hartën tuaj përkujtuese

Bëhet fjalë për një diagram të formës specifike i cili paraqet idetë dhe mendimet në mënyrë kreative. Paraqitja juaj skematike le të përfshijë disa qëllime tuaja, plane dhe ide të cilat dëshironi ti realizoni deri në fund të vitit. Përveç që do të keni një pamje të qartë vizuale, do ta keni më të lehtë ta monitoroni e tërë proçesin dhe të punoni në të.

  1. Thuani: Nuk më intereson, fare!

Po, e keni lexuar mirë. Sa më pak të shqetësoheni për disa gjëra, aq më mirë për ju. Nganjëherë nuk është keq të udhëhiqeni pikërisht me këtë fjali dhe ta zbatoni çdo ditë për disa gjëra. Provoni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button