Nëse keni akne (puçrra) mos e konsumoni këtë pije!

Aknet i mundojnë shumicën dhe paraqesin problem të madh estetik. Shkaqet e krijimit të tyre janë kryesisht predispozita gjenetike, disa çrregullime hormonale apo shtresimi i baktereve dhe qelizave të vdekura në pore.

– Aknet paraqiten në fytyrë, qafë, shpinë dhe në pjesën e përparme të gjoksit – tregojn dermatologët.

 – Ushqimi nuk është shkak i paraqitjes së puçrrave, por personat që i kanë duhet të shmangin ushqimet e shpejta dhe sasinë e madhe të ëmbëlsirave. Sepse ato shkaktojnë zmadhimin e nivelit të insulinës në gjak i cili ndikon si testosteron, rritë vajëzimin e lëkurës dhe krijon kushte për paraqitjen e puçrrave – ka shpjeguar ajo.

Shërimi nga aknet varet nga shkaktarët dhe forma e tyre. Që të përballen me këtë problem të vazhdueshëm shumica përpiqen ti zhdukin përmes me anë të medikamenteve të ndryshme dhe preparateve të shtrenjta të cilët nganjëherë edhe nuk japin rezultate të mira.

Para se të shkoni në vizitë te dermatologu, përpiquni që vetë ta zgjidhni problemin me ndihmën e këtyre këshillave.

Bima e çajit (melaleuca alternifolia)

Bima e çajit është antiseptik i fuqishëm që vjen nga Australia. Hulumtimet kanë treguar se kjo bimë ka veti antifungale, antivirusale, antibakteriale dhe ndihmon në luftën kundër infeksioneve të lëkurës të cilat shkaktojnë krijimin e puçrrave. Meqë vaji i bimës së çajit është shumë i fortë dhe mund të shkaktojë tharjen e lëkurës, duhet ta zbutni me vajin e livandos para aplikimit.

Shmangni qumështin

Studimi shkencorë i vitit 2005 që e kanë bërë hulumtues nga Akademia amerikane për dermatologji, ka treguar se ekziston lidhje mes konsumimit të qumështit dhe produkteve të qumështit dhe formimit të puçrrave. Hormonet dhe molekulet bioaktive që ndodhen në qumësht mund ta irritojnë lëkurën dhe shkaktojnë formimin e proçeseve inflamatore.

Sapunët sa më rrallë

Mos e lani fytyrën aq shpesh me sapune, sidomos nëse keni lëkurë të yndyrshme. Shumë sapune e thajnë dhe lëkura pas larjes së tillë zmadhon prodhimin e yndyrnave dhe ndikon në krijimin më të shpejtë të puçrrave. Edhe personat që kanë lëkurë të thatë duhett’i përmbahen kësaj këshille, sepse bakteret që shkaktojnë puçrrat lehtë depërtojnë në plasaritjet e lëkurës së thatë.

Uji

Rritni konsumimin e ujit që sa më shpejtë të nxjerrni toksinat nga trupi mes të cilëve ndodhen edhe ato përgjegjës për krijimin e puçrrave. Uji e hidraton lëkurën dhe e ndihmon atë të qëndrojë e shëndoshë, kurse gjithashtu duhet të shmangni lëngjet e gazuara dhe të ëmbla. Sepse në shumicën e tyre ka përbërës të cilët mund të shkaktojnë formimin e puçrrave në fytyrë dhe trup.

Kurkuma (shafran indie)

Kurkuma është erëz e njohur për vetitë e saj shëruese, e cila na ndihmon të qëndrojmë të shëndetshëm nga jashtë dhe brënda. Falë vetive të saj antifungale dhe antibakteriale kurkuma ndihmon që ti zhdukni mjaft shpejtë puçrrat e padëshiruara dhe zvogëloni inflamacionin. Bëni një pastë prej kurkumi dhe ujit dhe aplikojeni çdo ditë në vendin problematik.

Burimi: Femra.net.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button