Topi: Kriza ka prekur edhe në Shqipëri

Presidenti Bamir Topi mori pjesë në punimet e debatit e organizuar në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork me temë: “Gjendja e Ekonomisë Botërore”. 

Në fjalën e tij mbi gjendjen ekonomike të krijuar nga kriza financiare, Topi tha se asnjë vend nuk ishte i imunizuar prej ndikimit të saj. Presidenti tha se si rezultat i ndikimit të efekteve të tregjeve financiare, tregtisë, investimeve dhe remitancave, edhe në një vend më pak të integruar në ekonominë rajonale dhe botërore siç është Shqipëria, tashmë vihet re ndikimi i krizës, pavarësisht se rritja ekonomike e saj ishte më e madhe se sa në vendet e tjera në rajon”. 

Ai tha se “kapërcimi i krizës do të jetë një zgjidhje e radhës, ndërsa parandalimi i krizave në të ardhmen, natyrisht, do të kërkojë gjithnjë e më shumë zhvillimin dhe përsosjen e institucioneve të ekonomisë së globalizuar”.

“Zhvillimi i globalizimit të tregjeve të kapitaleve, – nënvizoi Kreu i Shtetit, – uli koston e financimeve dhe rriti në të gjithë botën gjendjen e kapitalit real, gjë që përbën motorin lëvizës të produktivitetit”. 

Sipas presidentit, “gabimet e pashmangshme dhe periudhat e euforisë të pjesëmarrësve në tregjet botërore, si dhe keqfunksionimet që lindin nga ato, shkaktuan disbalancimin ekonomik që pasqyrohet në efektet e krizës aktuale./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button