Reshjet e dendura të borës e paralizuan Britaninë e Madhe (FOTO)

Disa pjesë të Britanisë së Madhe sot janë kapluar nga reshjet e dendura të borës, të cilat shkaktuan ndalesa dhe bllokada në trafikun ajror dhe rrugor.

Shërbimi meteorologjik britanik shpalli paralajmërim “të verdhë” për të reshura të reja të mundshme, para së gjithash në pjesët qendrore të Anglisë dhe në Uellsin verior.

Për shkak të borës ka ndalesa në disa akse rrugore në vend, ndërsa kanë vonesë apo tërësisht janë anuluar disa trena dhe fluturime.

Британија снег

Në rajonin e Senibrixhit në Uells është formuar shtresë e borës prej 28 centimetrave, derisa në vendin Haj Vejkomb, në afërsi të Londrës, kanë rënë 12 centimetra borë.

Aeroporti në Birmingen dhe “Stansted”-i në londinez i anuluan të gjitha fluturimet për shkak të ngrirjes së pistave, ndërsa në rajonin e Lesterit tërësisht ishte ndërprerë trafiku në autostradën M1, e cila e lidh Londrën me pjesën verilindore të Anglisë.

Policia e Uellsit u rekomandon qytetarëve pa nevoja të mëdha të mos nisen në rrugë.

Британија снег

Hekurudhat britanike informuan se për shkak të borës janë regjistruar vonesa të mëdha në mbi dhjetë trena, në pjesën më të madhe në rajonin e Birmingamit.

Për shkak të “kushteve të pavolitshme të motit rreth terrenit” është anuluar edhe një ndeshje ragbi në Londër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button