Dy të plagosur mbrëmë në lagjen Gjorçe Petrov

Mbrëmë në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupi janë plagosur dy persona me armë zjarri, duke i shpëtuar një tentimi për vrasje.

Të plagosurit janë Daniel A, 24 vjeç dhe Bojan J. nga Shkupi, të cilët janë sulmuar me armë zjarri nga Miroslav M. i njohur me dosje kriminale.

Sipas policisë, dy të plagosurit me plagët e rënda kanë mbërritur në stacionin policor Gjorçe Petrov, ku edhe kanë informuar për ngjarjen.

Ata menjëherë janë dërguar në Qendrën Klinike të Shkupit ku janë konstatuar plagë nga arma e zjarrit në kraharor dhe këmbë. Organet e rendit mbrëmë nuk kanë bërë të ditura motivet e këtij tentimi për vrasje. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button