Kuoçi: KFOR-i është ushtria e vetme në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Salvatore Kuoçi, tha se këto forca ushtarake mbeten ushtria e vetme në Kosovë, që siguron paqen.

“Forcat e sigurisë e Kosovës nuk janë forcat e armatosura, ata reagojnë në rast të fatkeqësive natyrore. Ata janë të trajnuara mirë për këtë, por në qoftë se institucionet e Kosovës duan t’i transformojnë në ushtri, ky është një proces i cili edhe sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s duhet të kryhet në përputhje me Kushtetutën”, tha Kuoçi, për gazetën serbe Veçernje Novosti, përcjell Telegrafi.

“Në qoftë se Prishtina vendos të ndërmerr hapa të mëtejshëm në procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura, atëherë duhet të rishqyrtohet qëndrimi i NATO-së ndaj KFOR-it”, tha komandanti i KFOR-it, duke shtuar se tani në Kosovë nuk ka asnjë mision tjetër për të garantuar sigurinë.

“Megjithatë, vendimet e ardhshme për angazhimin tonë do të nxirren nga organi politik i NATO-s, si dhe 28 vendet që përbëjnë misionin e KFOR-it”, tha Kuoçi.

Ai shtoi se KFOR-i është një mision i suksesshëm, puna e të cilit nuk lidhet me afatet kohore, por me rezultate.

“Mandati i KFOR-it është i bazuar në Rezolutën 1244 dhe misioni vazhdon të mbështesë një Kosovë paqësore, stabile dhe shumetnike”, tha Kuoçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button