Obama takon Karzain para samitit të NATO-s

Shtëpia e Bardhë bënë të ditur se presidenti amerikan Barak Obama do të takohet me presidenti afgan Hamid Karzai në Chikago të djelën para samitit të NATO-s.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Tom Donilon tha se në takim do të diskutohet rreth përgaditjeve për planin e transferimit të kontrollit të sigurisë së forcave të NATO-s te forcat lokale afgane, duke filluar nga viti i ardhshëm.

Obama me Karzai është takuar në fillim të këtij muaji në Kabul ku të dy liderët kanë nënshkruar një marrëveshje që i sigurohet Afganistanit ndihma amerikane për 10 vjet të tjera pas largimit të trupave të NATO-s. /Reuters

Lajme të ngjashme

Back to top button