Maqedoni, kush do t’u paguaj dëmshpërblim nëse ju kafshon qeni endacak?

Qyteti i Shkupit dhe “Higjiena Komunale” janë përgjegjës që t’u pagujnë dëmshpërblim qytetarëve që janë kafshuar nga qentë endacak, ndërkaq të njëjtit i kanë paditur në Gjykatë, njofton Portalb.mk.

Në tetor të këtij viti 300 qytetarë kanë kërkuar që të vaksinohen në Klinikën Infektive për shkak kafshimit nga qentë.

Në kryeqytet dukuria e kafshimit nga qentë është e shpeshtë. Të premten, në Klinikën për Sëmundje Infektuese nëntë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi një natë para kafshuar prej një qeni midis bulevardeve “Jane Sandanski” dhe “ASNOM” në lagjen Aerodrom.

Nga Klinika kanë theksuar se atyre të cilët nuk kanë qenë të vaksinuar u është dhënë vaksina tetanus, me ç’rast janë lëshuar për kurim shtëpiak.

Një ditë pas këtij rasti, gjegjësisht dje, një qen endacak i sulmoi dhe i kafshoi një nënë dhe djalin e saj në rrugën “Pero Nakov” në Shkup. Babai, R.A. (43).

Siç informuan nga MPB, R.A. ka denoncuar dje rreth orës 14:30 se në rrugën “Pero Nakov” bashkëshortja e tij Z.R. (36) dhe djali i tyre gjashtëvjeçar janë sulmuar nga një qen endacak. Fëmija është kafshuar në pjesën e dorës së majtë dhe i janë shkaktuar lëndime të dukshme, ndërsa Z.R. ka marrë lëndime në këmbën e majtë.

Nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë u është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa më pas janë dërguar në Klinikën infektive në Qendrën klinike “Nënë Tereza”.

Sipas deklaratave të të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, bëhet fjalë për qen endacak.

Nga Stacioni Policor i Gazi Babës është njoftuar shërbimi Shinter i Qytetit të Shkupit, i cili e ka kapur qenin dhe e ka dërguar në Qendrën për mbrojtjen e qenve-endacakë “Vardarishte”.

Për kafshim nga qentë endacak, qytetarët mund të kërkojnë nga NP “Higjiena Komunale” dhe Qyteti i Shkupit. Nëse rasti vjen deri në gjykatë, praktika tregon se qytetari për dhimbjet fizike mund të marrë dëmshpërblim 35.000 denarë, për frikën 30.000 denarë, për dhimbjet shpirtërore 20.000 denarë dhe për shëmtim prej 5.000 denarë, apo kjo shumë gjithsej kap vlerën prej 90.000 denarë,

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button