Zyrtare: Kosova merr pjesë si shtet i barabartë në Mastersin e xhudos në Rusi

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka konfirmuar se Rusia ka pranuar që Kosova të prezantohet si shtet i barabartë në Mastersin e xhudos që mbahet në St. Petersburg.

Ditë më parë Kuka kishte konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në këtë Masters për shkak se Rusia i kishte kërkuar të garojë nën flamurin e Federatës Botërore, gjë që është hedhur poshtë nga trajneri kosovar.

Në Masters do të garojnë Nora Gjakova e Distria Krasniqi, transmeton Koha.net.

Pjesëmarrjen në këtë garë të rëndësishme Kuka e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook, të cilin mund ta lexoni më poshtë pa ndërhyrje:

Sporti mbi politikën!

Kosova merr pjesë në Masters në Rusi.

Sot në mëngjes në një telefonatë në mes mikut tonë Kryetarit të IJF Marius Vizer dhe Kryetarit të FXhK Agron Kuka na u konfirmua pjesëmarrja në The best of the best në St.Petersburg!

Presidenti Vizer ishte njeriu që me angazhimin e tij dhe bisedat që kishte me njerëz nga Komuniteti sportiv por edhe politik të shtetit Rus përsëri bëri që Kosova të prezentohet e barabartë me shtetet tjera!

Faleminderim i madh të gjithë atyre që mundësuan të jemi të barabartë me shtetet tjera!

Me sport po thehen barrierat,në mungesë të Kampiones Olimpike e cila smund të marr pjesë në Masters në Rusi do na prezentojnë Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi!

Foto nga Vizita e fundit e Presidentit Vizer në Kosovë vitin e kaluar!

#tokyo2020

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button