“Kontrabanda po zhvillohet “në sytë e KFOR-it”

Thotë se nëpërmes disa rrugëve ilegale tek zona që quhet kufiri i gjelbër në veri të vendit, është duke u kontrabanduar një sasi e mallrave që po futet ilegalisht në vend. Sipas tij, kjo zonë tash për tash kontrollet vetëm nga KFOR-i.

Naim Huruglica, drejtor në Doganën e Kosovës, në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”, ka pohuar se sasia e mallrave që kontrabandohet në atë zonë është dukshëm më e ulët në krahasim me periudhën kur nuk ka pasur fare kontroll në pikat Doganore 1 dhe 31 në veri të Kosovës.

Thotë se Dogana e Kosovës është e pranishme gjatë gjithë kohës pandërprerë në pikat 1 dhe 31. Është optimistë për realizmin e planit të të hyrave që është për vitin 2012 në vlerë prej 867 milionë eurove.

Këto deklarata Huruglica i ka dhënë ditën kur një trup gjykues i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendas në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, e liroi nga akuzat atë dhe Lulzim Rafunën për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Huruglica dhe drejtori i Departamentit Ligjor në Doganën e Kosovës, Rafuna, ishin akuzuar për lejimin e importeve shtesë të duhanit në Kosovë që i tejkalonin kufijtë e lejuar të importit për vitin 2008. /Indeksonline

Lajme të ngjashme

Back to top button