PDSH kërkon dorëheqjen e Bexhetit

Partia e Menduh Thaçit ka kërkuar sot dorëheqjen e ministrit të Drejtsisë, Blerim Bexheti për pasivitetin e tij në lidhje me ngjarjet e fundit që revoltoi gjithë shqiptarët në Republikën e Maqedonisë dhe më gjerë duke dalur në protesta.

Duke dënuar dhunën e ushtruar mbi të arrestuarit në aksionin “Monstra”, të cilët mbahen në paraburgim në Manastir dhe për këtë ngjarje, kanë kërkuar nga PDSH-ja dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Blerim Bexheti.

“Unë prisja që të merret në përgjegjësi nga ana e ministrit të Drejtësisë, drejtori i atij burgu ku është bërë keqtrajtimi. Ngaqë kjo nuk ndodhi prej dje, unë pres tani që ministri i Drejtësisë të japë dorëheqje. Imagjinoni, ndodh keqtrajtimi i qytetarëve shqiptarë në një ministri që udhëhiqet nga kuadër i BDI-së. Fatkeqësisht, ne po dëgjojmë ditëve të fundit lloj-lloj deklaratash qesharake, ku lideri i BDI-së deklaron se ai nuk qenka pjesë e ekzekutivit, por qenka vetëm parti politike”, akuzoi deputeti i PDSH-së, Ziadin Sela. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button