A2 që nesër fillon të emetoj program informativ!

Sipas paralajmërimeve që në rrjetet sociale kishin postuar një pjesë e gazetarëve të A1-shit të mëparshëm, prej nesër me fillim nga ora 19:00, do të fillon të emetohet program në A2 që do të ketë karakter informativ.

Pjesa më e madhe e ekipit është e përbërë nga gazetarë të mëparshëm të njohur të televizionit A1.

Programi po pasurohet. Blloku në debate dhe lajme fillon prej orës 19:00. Debatet do të jenë tematike, do të emetohen artikuj dhe lajme të shkurtra. Planifikohet emetim edhe i serialeve.
Televizioni do të ketë edhe bashkëpunues të jashtëm që janë pjesë e ekipit që ndërtuan A1-shin.
Stafi teknik gjithashtu është i përbërë nga ekipi i mëparshëm i televizionit A1. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button