Fshihet në tubacion, për të ikur nga e dashura

31-vjecari nga Rusia u fsheh në tubacionet e shkarkimit të mbeturinave në një pallat në Rusi vetëm për ti shpëtuar të dashurës së tij. Kjo gjë, për pak sa nuk përfundoi në tragjedi për të.

Në përpjekje për t’iu shmangur të dashurës, “hidhet” në tubacionet e mbeturinave nga kati i tetë i pallatit shumëkatësh ku banonte. Ka mundur të lëvizë për tre katë më poshtë duke mbërritur deri në katin e pestë, por më pas ka ngecur.

Për minuta të tëra është pëpjekur të lëvizë, por pa ia arritur qëllimit. Më pas dorëzohet e godet me forcë tubacionet, duke shkaktuar zhurmë në mënyrë që të dëgjonin fqinjët.

Këta të fundit, pasi kanë dëgjuar zhurmën dhe të qarat e 31-vjecarit, kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikësit. Për të shpëtuar jetën e të riut, është dashur prerja e tubacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button