10 gjëra që nuk i dini për kosin

Kur është shpikur? Është e vërtetë që shitej dikur në pilula? Çfarë dallimi ka mes qumshtit të fermentuar dhe kosit. 10 kuriozitete që ndoshta nuk i dinit, shkruan Bordo.al.

Çfarë është – Kosi është në thelb qumësht i fermentuar, që pasi ftohet përzihet me 2 baktere të gjalla, Lactobacillus bulgaricus dhe Streptococcus Thermophilus, e pas kësaj kthehet në kos. Kujdes: po flasim për dy baktere të mira. Ato janë tip pro-biotikë të cila mbeten të gjalla në organizmin tonë, siç kemi edhe shumë të tjera që ndihmojnë trupin për të shpërbërë ushqimet.

Miliona – Një kos përmban minimumi 10 milion bakterie në gram, të cilat duhet të jenë të gjalla dhe vitale deri në datën e maturimit të paketimit. Kosit i lejohet edhe shtimi i aromave, frutave, sheqerit ose miellit në përqindje më të ulët se 30% e produktit përfundimtar.

Çfarë stomaku? – Fjala ‘kos’ rrjedh nga turqishtja “yogurmak”. Mendohet se kosi prodhohej në Turqi që në shekullin e VI Para Krishtit. Pastorët e Azisë Qendrore e prodhonin duke e vendosur qumështin e dhisë në stomak kafshësh, për të ruajtur kur ishin në udhëtim.

Kosi në Evropë – Testet më të vjetra për prodhimin e kosit janë bërë nga Plinio Plaku në shekullin e I Pas Krishtit. Ai shkruan se barbarët nënkuptonin me kos, një substancë pak të athët, por të shijshme. Nuk dihet kush e solli kosin në Evropë, por është e sigurt që erdhi nga Azia.

Kura Turke –  Në Francë, kosi u përhap për arsye shëndetësore në vitin 1542. Françesko I vuante nga diarrea dhe medikamentet nuk po e shëronin. Sulejmani i Madhërishëm, asokohe aleat i Francës, urdhëroi një doktor që ti shërbehej kos. Lajmi i përfitimeve të këtij ushqimi ekzotik udhëtoi nëpër Evropë.

Më shumë kos –  Duhej pritur shekulli i 20-të që kosi të hynte në dietat e njerëzve. Në fillim të shekullit kur kosi nisi të konsumohej në Perandorinë Ruse, Stamen Grigorov, një mikrobiolog bullgar, identifikoi i pari bakterin Lactobacillus. Elie Metchnikoff fitoi çmimin Nobel, pasi besonte se fermentet laktike luftojnë efektet e dëmshme të disa baktereve në aparatin tretës, duke shtuar jetëgjatësinë e këtij produkti. Ky ishte një kontribut në shpërndarjen e kosit në Evropën Perëndimore. Pas zbulimit të Grigorov, në vitin 1919, Danone prodhoi i pari kosin në një fabrikë ​​në Spanjë.

 

 

 

 

 

 

 

Ka lidhje kosi me pjellorinë? – A e rrit kosit pjellorinë mashkullore? Janë disa substanca probiotike që shkaktojnë këto efekte pozitive. Kjo u zbulua nga një studim i 40 minjve meshkuj dhe 40 minjve femra nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts.  Minjtë që ushqeheshin rregullisht me kos, kishin testikuj më të rëndë (5%) dhe ky shtim në peshë korrespondonte me një rritje të pjellorisë: ata u çiftëzuan më shpejt dhe lindën shumë këlyshë. Pasi u testua tek njerëzit, efekti rezultoi i ngjashëm.

Pilulat – Sot prodhohet kos duke pasterizuar qumështin, i cili pasurohet me qumësht pluhur për të rritur përmbajtjen e proteinave dhe kalciumit, dhe pasi ngrohet në 43 ° C, shtohen dy bakteret Streptococcus dhe Lactobacillus. Shumëllojshmëria e shijeve që kemi provuar sot, u shpik në shekullin e 20-të. Kosi me fruta u prodhua në SHBA në vitin 1937.

Kuriozitet: Kosi u prezantua për herë të parë në SHBA në fillim të shekullit të njëzetë në formën e tabletave për ata që vuanin nga intoleranca e tretjes.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button