Shkupi u dorëzua në Çair para Kumanovës

Basketbollistët e Shkupit nuk vazhduan serinë e fitoreve, pasi në sallën “Shaban Tërstena” në Çair u mundën nga KB Kumanova me rezultat të thellë 69:95 (17:18, 12:25, 14:24 dhe 16:29). Edhe pse dukej se gjithçka do të jetë shumë interesante dhe se Shkupi do të jetë konkurrent për të fituar ndeshjen, kështu ngjau vetëm në çerekun e parë, ku basketbollistë vendas ishin më konkret dhe luajtën mirë. Në tre pjesët e mbetura Shkupi nuk kishte fare organizim dhe në total humbnin topin shpesh në sulme, ndërsa mbrojtja ishte e pavendosur duke mos arritur që të ndalë kumanovarët në sulmet e tyre.

Pikërisht fakti që gjashtë basketbollistë mysafir shënuan pikë dyshifrorë tregon se mbrojtja shkupjane ishte e defokusuar dhe pa përgjigje. Janevski te mysafirët shënoi 16 pikë, me nga 15 ishin Karakolev dhe Milkoviq, ndërsa për Shkupin figurë e vetme e ndritur ishte Xhozef Tejllor që shënoi 23 pikë dhe kishte 17 kërcime, ndërsa 19 pikë shënoi edhe Tajron Heris. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button