Pse heshtin Tirana e Prishtina në 5 vjetorin e heqjes së lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë

A thua edhe sa kohë do heshtin Tirana e Prishtina pas heqjes së lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë. Nëse heshtin këto dy qendra sigurisht Beogradi nuk do të ndryshojë mendjen për të kthyer lapidarin në vendin e vet.

Më datën 20 janar 2013 është hequr dhunshëm lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-ës në Preshevë nga forca policore të armatosura deri në dhëmbë. Me rastin e pesë vjetorit të heqjes së lapidarit, me këtë datë ia vlen të ndizen qirinj dhe të vizitohet nga liderë institucional të Prishtinës dhe Tiranës. Ndezja e qirinjve duhet të japë dhe të shpërndajë mesazh të fuqishëm në të gjitha anët, se aty ku ishte vendosur lapidari do të duhet të kthehet. Kurdo qoftë, por ai lapidar duhet të kthehet sepse e ka vendin aty dhe se vendi ku ai duhet të qëndrojë është tokë shqiptare e mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë. Simbolika është në këtë datë të heqjes së dhunshme të lapidarit është të ndizen qirinj në të gjitha hapësirat tona etnike shqiptare. Qirinjtë të ndizen edhe nga njerëz që do të shkojnë në Preshevë në mënyra të organizuar ku do të vendosin lule të freskëta dhe të ndezin qirinj para objektit të Komunës së Preshevës. Respektimi me një minutë heshtje duke qëndruar gatitu para këtij vendi në vendin ku ishte vendosur lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së është obligim moral, institucional, kombëtar dhe kushtetues. Në këtë ditë kjo hapësirë para objektit të Komunës së Preshevë do të duhet të vizitohet edhe nga krerët më të lartë nga Prishtina dhe Tirana. Ky vend i shenjt dhe i bekuar tani ka mbetur që të vizitohet edhe nga gazetarë e punëtorë shkencor e hulumtues të instituteve por edhe anëtar të Akademisë së Shkencave.

Simbolika e 20 janarit, është tepër e madhe në pesëvjetorin e heqjes së lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së është shumë dimensionale dhe ky gjest e veprim i strukturave më të larta do të prodhonte efekte pozitive, do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale për struktura institucionale, e veçmas do të ishte një mbështetje për popullatën e kësaj krahine. Fryma shqiptare nuk mbrohet vetëm në Tiranë, Shkup e Prishtinë e gjetiu por edhe në çdo cep të Komunës së Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës dhe hapësira tjera etnike shqiptare. Vizita, si veprim do të kontribuonte që sa më shumë opinioni i gjerë shqiptar dhe ai ndërkombëtar të njoftohet, alarmohet dhe sensibilizohet nga pësimet e diskriminimit që janë duke iu bërë kësaj krahine.

Liderët institucional e politik as në pesëvjetorin nuk e vizitojnë vendin e lapidarit. Tirana e Prishtina vazhdojnë heshtjen që tash e pesë vjet asgjë nuk kanë ndërmarrë as në kuptimin deklarativ apo ndonjë kushtëzim që ky lapidar të kthehet aty ku e ka vendin.

Dëshmorët tanë meritojnë respekt dhe homazhe për të treguar se ata janë gjithmonë në mendjet, ndjenjat dhe në gjitha zemrat tona shqiptare që u sakrifikuan për ditë të mira për popullatën e kësaj krahine.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button