Pas therjes ndërroi jetë 17-vjeçari në Prishtinë

Në Prishtinë gjatë pasdites një 17-vjeçar u sulmua me thikë.

Por 17-vjeçari nuk u ka mbijetuar plagëve të marra nga therja me thikë dhe si pasojë, siç bënë të ditur për “Kallxo” nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ai ka ndërruar jetë.

Përndryshe, më parë Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës njoftoi se: “Rreth orës 19:10 kemi pranuar informatën për një therje me thike në rrugën “Gustav Majer” personi i lënduar mashkull, Sh.P (17 vj) , menjëherë është transportuar për në QKUK”.

Ahmeti ka thënë se lidhur me rastin në fjalë policia ka identifikuar personin e dyshuar dhe është në kërkim të tij.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button