Djalit nëntë vjeç ia heqin nga barku vëllanë binjak

Dipakut nga barku i janë varrë duar dhe këmbë të vëllait të pazhvilluar binjak të cilin ia kanë heqë pasi që i kanë penguar. Fëmijët e fshatit të tij e kanë keqtrajtuar ndërsa madje disa edhe kanë hedhë gur.

Dipak Kumar (9 vjeç) nga India ka qenë i operuar në spitalin Fortis.

Spitali prindërve u ka ofruar operacion falas pasi që harxhimet kanë qenë të mëdha ndërsa familja nuk ka pasur mundësi ekonomike për ta lehtësuar djaloshin.

Operacioni ka zgjatur katër orë ndërsa mjekët kanë thënë se nuk ka pasur vështirësi të mëdha dhe gjithçka ka kaluar mirë. 

“Sot mund të vrapoj më shpejtë dhe se vëllezërit e mi ndërsa më herët aspak nuk kam mundur të vrapoj. Me të vërtetë më pëlqen trupi im i ri, jam shumë i lumtur”, ka thënë Dipak. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button