Rama: Berisha të mos rrezikojë statusin për Jozefinën

Kreu i PS-së Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” pas deklaratave të Partisë Demokratike se ai kërcënon me bllokim.

Ndërsa i është referuar zgjedhjes së presidentit dhe reformës zgjedhore Rama ka shkruar: “KM thotë Rama kërcënon me bllokim!E vërteta:Ne i kërkojme KM të mos kërcënojë Shqipërinë duke rrezikuar statusin e kandidatit për Jozefinen! KM thotë Rama kërcënon me bllokim!E vërteta:Ne i kërkojme KM të mos kërcënoje zgjedhjet e ardhshme duke rrezikuar statusin për Ristanin!” .

Ai ka theksuar më tej se PS-ja kërkon një president për të gjithë shqiptarët dhe një figurë të unitetit kombëtar. “Ne duam një President për Shqipërinë.KM do një president për vete. Ne duam një figurë uniteti kombëtar, KM do një noter partiak. Dallim i qartë” thekson Rama. /botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button