Londra e mori Flakën Olimpike nga Athina

Flaka Olimpike ka kaluar nga organizatorët grekë tek ata të Lojërave Olimpike në Londër këtë vit, në një ceremoni të mbajtur sot në Athinë.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Greqisë, Spiros Kapralos, ia dha Flakën, vajzës së Mretëreshes Elizabetë, princeshës Ana, e cila është presidente e Asociacionit Olimpik Britanik. Ceremonia u zhvillua në stadiumin Panathinaikos.

Delegacioni britanik, në të cilin ishte edhe futbollisti i njohur Dejvid Bekhem, do ta sjellë Flakën Olimpike në Londër gjatë ditës së nesërme.

Lojërat Olimpike Verore në Londër fillojnë më 27 korrik. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button