`Forbes`: J.Lo, artistja më e fuqishme në botë

Jennifer Lopez shpallet ylli më i fuqishëm në botë. Në klasifikimin e përvitshëm të revistës “Forbes”, aktorja dhe këngëtarja 42-vjeçare është renditur në krye të personazheve të botës së spektaklit, duke kaluar 49 pozicione nga viti i kaluar.

Vlerësimet e revistës Forbes bëhen në bazë të popullaritetit, numrit të fansave në rrjetet sociale dhe fitimet vjetore të personazheve të botës së show-biz. Forcimi i pozitave të Lopez i atribuohet pozicionit të saj në jurinë e programit televiziv “American Idol”’, që i ka sjellë një fitim prej 52 milionë dollarësh në vit. Jennifer Lopez, ka 6,6 milionë pasues në Twitter dhe 12 milionë fansa në faqen e Facebook, ndërkohë që është fytyra e shumë fushatave publicitare mes të cilave L‘Oreal, Gilette e Kohl’s.

Në vend të dytë është renditur Oprah Winfrey, e cila megjithatë ka zënë vendin e parë për sa i përket fitimeve: prezantuesja ka fituar më shumë se të gjitha personazhet e tjera, duke fituar 165 milionë dollarë që nga maji i vitit të kaluar. Justin Bieber mbetet në vend të tretë, duke fituar 55 milionë dollarë në vit, një shumë kjo “fantastike” për një 18-vjeçar.

Mes hyrjeve të reja është këngëtarja Rihana, që debuton në vend të katërt me 53 milionët e fituara nga hitet muzikore që qëndrojnë në krye të klasifikimeve dhe kontratat publicitare me Nivea e Vita Coco.

Lady Gaga, e cila vitin e kaluar u kurorëzua si ylli më i fuqishëm në botë, renditet në vend të pestë, me një fitim prej 52 milionë dollarësh. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button