Zënkë në Barcelonë, Rosell e kundërshtoi Guardiolën

Siq raporton e përditshmja spanjolle, Marca, Pep Guardiola ka pasur një ‘Zënkë’ të vogël me presidentin e klubit, Sandro Rosell në ditën kur ai konfirmoi largimin nga Camp Nou.

Guardiola ka kërkuar nga Rosell, që ta mbajë të fshehur për disa ditë, emrin e trajnerit të i cili do të zëvendësojë atë, mirëpo, Rosell menjëherë në momentin kur u shkarkuar Guardiola, ka bërë të ditur se Vilanova do të jetë trajner i ri i Barcelonës.

Kundërshtimi i Rosell, erdhi pas një bisede me drejtorin sportiv të klubit, Andoni Zubizarretan. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button