Hojt Ji: integrimi i Ballkanit në BE është interesi kryesor i SHBA-së

Një ndër interesat kryesore të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor është që t’u ndihmohet vendeve të rajonit të integrohen me pjesën tjetër të Evropës dhe të ndërtojnë ardhmëri prosperuese, demokratike dhe stabile, deklaroi zëvendësndihmës sekretari amerikan Hojt Brajan Ji.

“Interesi ynë është që vendet e rajonit të kenë ekonomi sa më të mirë të tregut, e cila do t’u ofrojë mundësi të gjithë qytetarëve, ndërsa veçanërisht të rinjve”, deklaroi Ji në intervistën për televizionin “N1”.

Duke u përqendruar në paralajmërimet për një strategji të re të SHBA-së për Ballkanin, Ji theksoi se për politikën amerikane nuk vendosin diplomatë individualë, por Uashingtoni.

“Në rastin me rajonin Qeveria amerikane fuqimisht i mbështet aspiratat për anëtarësim në BE”, shtoi Ji.

Lidhur me dëshirën e Serbisë për anëtarësim në BE, por jo edhe në NATO, Ji theksoi se është e drejtë sovrane e secilit vend të marrë vendim strategjik ku dëshiron të inkuadrohet.

“Vendet të cilat duan të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, NATO-s apo cilësdo qoftë organizate ndërkombëtare, do të duhet t’i bindin liderët apo anëtaret e atyre organizatave se me të vërtetë janë të përkushtuara në atë qëllim”, shtoi Ji në intervistë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button