fbpx

Përleshje në Hataj, kurdët vrasin tre ushtarë turq

Rebelët kurdë kanë vrarë tre ushtarë turq në jug të Turqisë.

Burimet zyrtare thonë se përleshjet kanë ndodhur në provincën Hataj, pranë kufirit të Turqisë me Sirinë. Mësohet se një major ushtrie dhe dy lejtënantë janë në mesin e të vrarëve.

Nuk ka informacione që flasin për viktima në mesin e rebelëve. Kryengritësit e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PPK) luftojnë për autonomi në rajonin juglindor të Turqisë.

Luftimet kanë marrë rreth 45.000 jetë njerëzish që nga viti 1984. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë PPK-në organizatë terroriste.

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close