Diplomatët mbështesin paradën gay në Tiranë

Përfaqesues të lartë të ambasadave, Avokati i Popullit, si dhe pjesëtare të organanizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por edhe të organizatave LGTB, kanë çelur Festivalin e Diversitetit. 

17 maji eshte Dita Nderkombetare Kunder Homofobise dhe Transfobise, ndaj ambasadori i Vendeve te Uleta Van Den Dool dhe ambasadori amerikan Alexander Arvizu kane pershendetur kete aktivitet, duke kerkuar respektimin e te drejtave te njeriut. 

“Gjerat kane ndryshuar shume por ka ende sfida. Ngjarjet e fundit kane treguar se ka ende shume injorance ne lidhje me homoseksualitetin dhe transeksualitetin. Thjesht permendja e çeshtjes se orientimit seksual provokon shaka te keqija, vulgaritet, kanosje dhe kercenime. Une besoj fuqimisht se keto lloj reagimesh burojne nga frika dhe paragjykimi. Dhe keto te dyja burojne nga mungesa e te kuptuarit dhe mungesa e informacionit”, tha ambasadori holandez, Van Den Dool. 

“Dua te pergezoj Kryeministrin Berisha qe e ka bere tejet te qarte poziten e qeverise se Shqiperise, për të drejtat e LGTB-së. Dua te falenderoj edhe Policine Shqiptare per te gjitha aktivitetet e zhvilluara kete jave si dhe ate qe ndodhi ne Vlorë. Mbrojtja e te drejtave te LGTB-së eshte nje prioritet kyc per politiken e jashtme te Shteteve te Bashkuara. Presidenti Obama leshoi nje direktive qe ambasadat ne mbare boten te mbrojne dhe mbrojnë të drejtat e personave LGTB”, tha ambasadori amerikan Arvizu. 

Ky aktivitet eshte pershendetur nga Avokati i Popullit, zevendësiministrja e Punes dhe perfaqesues te tjere te Bashkimit Europian. Me heret ne nje konference per shtyp Altin Hazizaj ka theksuar se shqiptaret jane ende homofobikë. 

“Kuvendi i Shqipërisë duhet të shikojë mundësinë që sa më parë të miratojë ndryshimet që adresojnë përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe nxitjen e krimeve kudnër komunitetit LGTB dhe cdo komuniteti tjetër në Shqipëri. Ne ftojmë politikanët, partitë politike, administratën, të marrin masa serioze për të ndërtuar kapacitetet e stafeve të tyre për të mbrojtur dhe për të respektuar të drejtat e komunitetit LGTB”, tha Hazizaj. / T.CH

Lajme të ngjashme

Back to top button