Zyrtare: Kaçaniku voton për kryetar me 17 qershor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë sot vendim që zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për kryetar të Komunës së Kaçanikut të mbahen më datë 17 qershor 2012.

Vendimi u mor duke u bazuar në nenin 56, paragrafi 3 pika (c) të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, dhe në nenin 4 paragrafi 4 dhe nenin 11 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, si dhe në marrëveshje me partitë politike dhe Komisionin Qendror Zgjedhor.

Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Kaçanikut, në përputhje me këtë vendim dhe ligjin në fuqi.

Qytetarët e Kaçanikut do të votojnë për kryetar, pas dorëheqjes së Xhabir Zharkut, i cili është dënuar me tre vjet burgim nga gjykatësit e EULEX-it për kryerjen e veprës penale të posedimit të paligjshëm të armës./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button