Vendimi për Jerusalemin, protesta para Shtëpisë së Bardhë

Disa qindra myslimanë mbrëmë mbajtën lutje para Shtëpisë së Bardhë, duke e shprehur në këtë mënyrë protestën e tyre për shkak të vendimit të presidentit amerikan Donald Tramp për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit.

Në thirrjen e organizatave myslimane lokale, besimtarët u mblodhën në sheshin “Lafajet” para Shtëpisë së Bardhë, ku e mbajtën lutjen e të premtes.

Një pjesë e pjesëmarrësve në protestë mbajtën shalle në ngjyrat e flamurit palestinez, ndërsa në tubimin mbanin edhe parulla me dënim të kolonizimit hebraik të Jerusalemit Lindor dhe Bregut Perëndimor”.

Trampi të mërkurën mori vendim për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit dhe urdhëroi që të fillohet procedurë për zhvendosjen e Ambasadës së SHBA-së në Izrael nga Tel-Avivi në “Qytetin e Shenjtë”, që shkaktoi dënime në mbarë botën dhe reagime të ashpra dhe protesta në shtetet arabe dhe myslimane.

LEXO: Çfarë do të thotë njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button