Çiçek: Ankaraja mbështet Shkupin dhe do vazhdojmë në atë drejtim

Kryeparlamentari i Kuvendit të Turqisë, Xhemil Çiçek gjatë vizitës së sotme dhe fjalimit në Kuvendin e Maqedonisë edhe një herë përsëriti mbështetjen turke lidhur me integrimin evroatlantik të Maqedonisë.

“Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO ka disa pengesa. E japim mbështetjen tonë dhe do të vazhdojmë në atë drejtim. Ne besojmë se kjo kërkesë e për anëtarësimin e Maqedonisë është shumë e drejtë dhe se do të kontribojë për paqen dhe stabilitetin e hapësirave ballkanike”, deklaroi Çiçek para deputetëve të Maqedonisë.

Ai theksoi se në Samitin e NATO-s në Çikago presidentët edhe i Truqisë edhe i Maqedonisë do të jenë aty, do të takohen dhe do ta bëjnë atë që nevojitet./ portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button