Hojt Ji demanton lajmet se ai do të jetë ambasador i SHBA-së në Maqedoni

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit shtetëror të SHBA-së, Hojt Brajan Ji, në intervistë ekskluzive për televizionin “N1” në Bosnje e Hercegovinë i ka hedhur poshtë si të pabaza informacionet që dolën në shumë media se ai mund të jetë ambasadori i ardhëm i SHBA-së në Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Jam shumë krenar që jam zëvendës i ndihmësit të sekretarit shtetëror të SHBA-së dhe jam i kënaqur me këtë punë që e bëj tash. Më vjen mirë që do të them se edhe më tej do të jem në këtë pozitë”, tha Hojt Ji.

Përndryshe, ditë më parë u tha se “Hojt Brajan Ji do të jetë ambasador i ri i SHBA-së në Maqedoni”, post të cilin tash për tash është duke e udhëhequr Xhes Bejli, lajmëroi korrespondenti i “Al Xhazira Ballkans”, duke iu referuar burimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit.

LEXO: Hojt Ji: integrimi i Ballkanit në BE është interesi kryesor i SHBA-së

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button