fbpx

Filip Petrovski për lider të VMRO-DPMNE-së

Filip Petrovski do të kandidojë për kryetar të VMRO-DPMNE-së në kongresin e jashtëzakonshëm të kësaj partie i cili do të mbahet më 23 dhjetor, njofton Portalb.mk.

Kjo u bë e ditur nga vetë Petrovski në emisionin “Samo vistina” (Vetëm e vërteta) në Televizionin “Kanal 5” dhe sqaroi se këtë vendim e ka marrë pas një analize dhe konsultimi me familjarët, anëtarësinë e partisë dhe diasporës nga e cila gëzon përkrahje të madhe.

“Gjatë kohë kam menduar, kisha biseda me familjarët, me intelektual të mëdhenj dhe vrmronistë dhe të gjithë ne menduam njëjtë, dhe solla vendim që të kandidojë. Ka njerëz që afërsia dhe ajo se gjithnjë janë në “pallat” iu jep përparësi para të tjerëve, por unë mendoj se kjo për ata është një mangësi ngaqë shumë pak e dinë se çfarë mendon anëtarësia. Ka një klientelizëm serioz, e shoh se ka një paqartësi nga historiatit të kongreseve”, tha Petrovski.

Apeloj që askush të mos drejtohet te delegatët se si të votojnë, sepse gjithsecili e ka të drejtën e tij që të votojë sipas bindjeve personale.

Përndryshe, në lidhje me kanidaturat për kryetar të VMRO-DPMNE-së sot Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së do të ketë mbledhje ku iniciativa për reforma në VMRO DPMNE, FRODEM, Forumi i Patriotëve Mendjehapur, Unioni i Veteranëve dhe disa fraksione të tjera të dala nga VMRO DPMNE-ja janë bashkuar për të dalë me një kandidat të përbashkët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button