LSDM përmendi ndryshime kushtetuese: PDSH dhe RDK kapen për preambulën

Partia Demokrdatike Shqiptare dhe Rilindja Demokratike Kombëtare do të kërkojnë ndryshime në Kushtetutë për shkak se nuk janë zbatuar sa duhet të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Të dyja partitë kërkojnë që të kthehet neni 1 i Kushtetutës së vitit 1974 sipas të cilit Maqedonia do të jetë e maqedonasve, shqiptarëve dhe turqve.

Rufi Osmani nuk dha më shumë detaje për këtë kërkesë të tyre të re, as përgjigje për atë se cilat të drejta nga Marrëveshja e Ohrit nuk janë zbatuar në Maqedoni.

Nënkryetarja e Kuvendit Suzana Saliu nga BDI në Komisionin për çështje kushtetuese deklaroi se ka ardhur koha që të mendohet për kushtetutë të re e cila tërësisht do t’i inkorporojë të drejtat e popullatës shqiptare. Xhevat Ademi, kundrejt qëndrimit të Saliut për të cilin konsideron se është qëndrim personal vlerëson se tani nuk ka konsensus politik as klimë që të zbatohet ndryshimi.

Nismën e partive shqiptare PDSH dhe RDK nuk e komentojnë as të partisë në pushtet, as LSDM, parti e cila inicion ndryshime kushtetuese me qëllim që të mundësohet të mos vjetërohen veprat lidhur me privatizimin e kapitalit shoqëror. Malisha Stankoviq nga PSM dje paralajëmroi se nëse ngritet çështja e ndryshimeve në Kushtetutë menjëherë partitë e shqiptarëve do të kërkojnë të drejta të reja, si dhe serbët të cilët përmes partisë së Stoilkoviqit kërkojnë ulëse të garantuar deputeti.

Ajo se është e mundur që me hapjen e çështjes për ndryshimin e Kushtetutës të nxiten partitë e Menduh Thaçit dhe Rufi Osmanit për t’i ringjallur kërkesat e vjetra për demokraci konsensuale dhe federalizim funksional paralajmëruan edhe analistët të cilët angazhohen për ndryshime në Kushtetutë, por jo me çmim të kërkesave të pamundshme dhe të parealizueshme.
Në këtë debat aktual për ndryshimet kushtetuese mungon vetëm edhe kërkesa e sërishme e Fiat Canoskit nga PAE i cili vitin e kaluar në emër të maqedonasve të fesë islame, kërkoi që në preambulën e Kushtetutës të regjistrohen si torbeshë, gjegjësisht si bashkësi e veçantë etnike. Ai për këtë mori mbështetje prej disa profesorëve universitarë të FON-it. Canoski, atëherë siguronte se kërkesa e tij nuk ndërlidhet me regjistrimin e popullatës, porse ka pasur ndërmend të paralajmërojë se fshatra të tërë me maqedonas-myslimanë do të shkruhen si shqiptarë.
Kushtetuta është miratuar më 17 nëntor të vitit 1991.  

Prej atëherë është ndryshuar rreth 20 herë. Ndryshimet më të mëdha janë bërë në vitin 2001, ndërsa të fundit në pjesën për ekstradimin. Portalb-mkd/


Lajme të ngjashme

Back to top button