Buxheti 2018, në mungesë të VMRO-së kaloi edhe në Komisionin Juridiko-ligjdhënës

Sikurse në debatin e Komisionit për Financa dhe Buxhet që munguan deputetët e VMRO-DPMNE-së, edhe në debatin e sotëm në Komisionin Juridiko-ligjdhënës ndodhi e njëjta. Megjithëse ata munguan, propozim-buxheti për vitin 2018 sërish mori dritë jeshile, njofton Portalb.mk.

Pas përfundimit të debatit në Komision, Propozim-buxheti shkon në seancë plenare, ku debatohet pesë ditë me radhë.

Në debatin e sotëm, deputeti i koalicionit Rilindje me Besë, Fadil Zendeli propozim-buxhetin e vlerësoi si jozhvillimor dhe diskriminues për qytetarët e përkatësisë kombëtare shqiptare që jetojnë në Maqedoni.

“Mund të thuhet se buxheti 2018 është diskriminues, sepse nuk shohim se ka masa dhe mjete të reja me anë të së cilit do të parandalohet ky diskriminim që vazhdon me vite. Nuk shohim se ka ndarje të barabartë të mjeteve, kurse ky diskrimin është duke u bërë në vazhdimësi”, tha Zendeli.

Përndryshe, debati i propozim-buxhetit në Komisionin Juridiko-ligjdhënës i parpriu debatit në Komisionin për Financa dhe Buxhet, në të cilin pas shqyrtimit të 279 amandamenteve të dorëzuara prej opozitës, u miratuan gjashtë prej tyre, ku katër ishin prej deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe dy prej Lëvizjes BESA.

Komisioni i pranoi amendamentet për subvencione për stufa me peleta, për ZZHTI në Kumanovë, për ndërtimin e sistemit kolektor në Negotinë, për zgjidhjen e problemit me deponinë në Strugë dhe për ndërtimin e një parku për fëmijë në Nerez të Shkupit.

Ndryshe, mospjesëmarrja në debatin për buxhet, për VMRO-DPMNE-në paraqet protestë kundër parabrugimeve dhe arresteve shtëpiake të pjesëtarëve të saj për sulmet e 27-prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button