Raportin për keqpërdorimin e sistemit AKMIS do ta merr edhe PSP-ja

Raporti i grupit punues në Ministrinë e Drejtësisë në të cilin është konstatuar se janë bërë keqpërdorime në sismetin AKMIS gjatë ndarjes së lëndëve në Gjykatën penale dhe Administrative, javën e ardhëshme do t’i dorëzohet edhe Prokurorisë Themelore Publike e më pas do të dihet nëse do ketë lëndë për padi penale, shkruan Fokus.mk, transmeton Portalb.mk.

Nga Prokuroria Themelore Publike thonë se e presin raportin dhe se të hënën që më do ta njoftojnë opinion mbi detajet, raporti pritet t’i dorëzohet dhe Prokurorisë Speciale Publike (PSP)  e cila tashmë ka hapur dhe procedurë parahetimore për ish-kryetarin e Gjykatës Penale,  Vladimir Pancevski.

Një pjesë e juristëve theksojnë se janë vërtetuar parregullësitë në funksionimin e sistemit AKMIS dhe se duhet të ketë përgjegjësi penale, por parashtrohet pyetja se çfarë do të ndodhë me ato raste në të cilat veçse është miratuar aktgjykim, që janë shpërndarë me dorë.

LEXO EDHE – AKMIS nuk ka funksionuar, nuk ka përgjegjësi penale për ndarjen manuale të lëndëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button