Avokatët e Boshkoskit ankohen në Strasburg

Avokatët e Lube Boshkovskit lajmëruan se rasti “Kampanja” do të paraqitet edhe para Gjykatës Supreme, edhe  para Gjykatës për të drejtat e njeriut në Strasburg. Avokatët pyeten se si është e mundur që gjykatësit t’i hedhin poshtë të gjitha vërejtjet për të cilat janë ankuar, ndërsa e kanë zvogëluar dënimin, edhe pse në atë pjesë nuk kanë parashtruar ankesë.

Dënimi është zvogëluar pasi që nga ana e avokatëve është marrë parasysh fakti se Boshkoski është njeri familjar, është baba i tre fëmijëve, i pagjykuar deri më tani, si dhe kanë marrë parasysh moshën dhe mbajtjen e tij para gjykatës.

Vendimi është kahëzuar në raport me vendimin e gjykatës. Për veprën e parë penale, keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe kompetencave një vit burg, ndërsa për veprën tjetër penale, keqpërdorim i takimit për financim të kampanjës 4 vite e gjashtë muaj burg, është shqiptuar dënim prej pesë viteve burg. Është me rëndësi fakti që ne nuk jemi ankuar për vendimin e gjykatës. Ne nuk kemi mundur të ankohemi për dënimin pasi që Lube Boshkoski nuk ka bërë asgjë për t’u përgjigjur penalisht”, tha avokati i Boshkoskit, Vlladimir Rakoçeviq.

Përndryshe, Lube Boshkoski u dënua me 7 vjet burg nën dyshimin se ka kryer vepër penale me marrjen e 130.000 uro nga ana e donatorëve gjatë kampanjës zgjedhore. Dje këtë dënim gjykata e zvogëloi në pesë vite. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button