Spanja e do Maqedoninë në BE

Spanja mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në BE, theksoi nënkryetarja e Qeverisë spanjolle Soraja Saenz de Santamaria në takimin e sotëm me zëvendëskryeministren përgjegjëse për çështje evropiane Teuta Arifi e cila qëndron për vizitë pune në Madrid.

Siç kumtoi Sekretariati për çështje evropiane, dy bashkëfolësit u pajtuan edhe për atë se perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit në masë të konsiderueshme do të kontribojë për stabilitetin dhe përparimin ekonomik të mbarë rajonit.

Zëvendës kryeministrja Arifi në bisedimet informoi edhe për zbatimin e reformave në drejtim të përmbushjes së kritereve për anëtarësim në Bashkimin. Mes tjerash, Arifi u përqëndrua edhe në rëndësinë e dialogut aderues të nivelit të lartë mes Maqedonisë dhe BE-së si mekanizëm, i cili do të kontribojë për implementim më thelbësor të reformave në pesë sferat kyçe të përfshira me dialogun aderues.

Në takimin u bë fjalë edhe për nevojën e avancimit të bashkëpunimit rajonal, me ç’rast Arifi theksoi se Maqedonia përpiqet për ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe merr pjesë në të gjitha nismat rajonale, thuhet në kumtesën.

Zëvendëskryeministrja Arifi u drejtua edhe në institutin mbretëror “Elkano” në temën “Maqedonia dhe BE-ja”, duke theksuar se anëtarësimi në Bashkimin është përcaktimi strategjik i vendit tonë, dhe se Qeveria dhe institucionet tjera me përkushtim punojnë në realizimin e të gjitha masave të domosdoshme  që kanë për qëllim afrimin deri te standardet evropiane. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button