fbpx

Saraqini: Kompanitë të akreditohen, do të kenë lehtësime në tregtinë jashtë vendit

Me nënshkrimin e marrëveshjes për pranimin e certifikatave të akreditimit kompanitë eliminojnë barrierat teknike në tregtinë gjatë këmbimit të produkteve të vendit dhe evropiane. Apeloj deri te kompanitë që nuk kanë akreditim të fillojnë procesin, sepse kjo shkon në dobi të tyre. Kështu u shpreh ministri i ekonomisë Valon Saraqini me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për pranimin e ndërsjellë të certifikatave për akreditim mes vendeve anëtare të Organizatës Evropiane të Akreditimit EA dhe Institutit të Akreditimit të Republikës së Maqedonisë.

“Të gjitha kompanitë të cilat ende nuk kanë filluar procesin e akreditimit të njëjtën ta bëjnë në një afat sa më të shkurtër, duke pasur parasysh se kushtet dhe procedurat janë tejet të thjeshta ndërsa përfitimet dhe të gjitha aspektet pozitive që mund të rrjedhin nga procesi i akreditimit kompanitë do t’i ndjejnë shumë shpejtë. Kompanitë tona duhet të akreditohen duke pasur parasysh se të gjitha produktet të cilat ato i eksportojnë në tregjet evropiane do të kenë statusin e produkteve të akredituara dhe të mirënjohura sipas standardeve evropiane” tha Saraqini.

Ai theksoi se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje të gjitha kompanitë në vend në vet fazën dhe procesin e akreditimit do të mund të garojnë dhe të jenë lojtarë të barabartë në tregun evropian. 

“Të gjitha kompanitë të cilat do të fillojnë procesin e akreditimit në IARM do të fitojnë të ashtuquajturën “pasaportën evropiane”, me çka do të jenë në një pozitë të barabartë me të gjitha kompanitë evropiane”, tha ministri Valon Saraqini. 

Në këtë eveniment u prezantua dhe raporti për punën e Institutit të Akreditimit të RM-së.
“Ajo që është me rëndësi për kompanitë të nënshkruajnë këtë marrëveshje është eliminim i barrierave teknike në tregtinë gjatë këmbimit të produkteve maqedonase dhe evropiane”, tha Zlatko Kalenikov, kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike.

Marrëveshja zyrtarisht do të nënshkruhet java e ardhshme të mërkurën më 24 në Madrid. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close