Nëntë persona të kafshuar nga qeni kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën infektive

Në Klinikën për sëmundje infektuese nëntë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi mbrëmë janë kafshuar prej një qeni midis bulevardeve “Jane Sandanski” dhe “ASNOM” në lagjen Aerodrom, informojnë prej këtij institucioni shëndetësor publik.

Nga Klinika theksojnë se atyre të cilët nuk kanë qenë të vaksinuar u është dhënë vaksina tetanus, me ç’rast janë lëshuar për kurim shtëpiak.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u denoncua se mbrëmë janë sulmuar dha kafshuar prej një qeni gjashtë persona prej të cilëve dy gra dhe katër fëmijë të moshës prej 10 deri në 14 vjeç.

Sulmi nga qeni ka ndodhur mbrëmë prej orës 22 deri në orën 02 pas mesnate. 

LEXO EDHE:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button