NATO: Shqiptarët shumicë në Maqedoninë perëndimore

‘Shqiptarët përbëjnë 40 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë në Maqedoni, kjo e dhënë është inkorporuar në përshkrimin e shkurtër të Maqedonisë në uebfaqen zyrtare të Samitit të NATO-s në Çikago. Këtë të dhënë sot e publikoi agjencia e lajmeve Zhurnal, duke cituar të dhënat zyrtare të NATO-s.

Por të dhënat në faqen elektronike të NATO-s nuk përputhen me tekstin e përkthyer që kolegët nga Zhurnal e kanë botuar.

Në të vërtetë aty vërehet gabim në përkthimin e përshkrimit të shkurtër që aleanca i ka bërë Maqedonisë, pasi në tekst nuk thuhet se shqiptarët bëjnë 40 përqind të popullsisë së Maqedonisë por se ‘Maqedonia perëndimore është më e populluara në vend dhe në të jetojnë 40 për qind të popullsisë, prej të cilëve shumica shqiptarë’.

Portalb.mk prezanton linkun me lajmin origjinal nga faqja elektronike e NATO-s.

http://www.chicagonato.org/former-yugoslav-republic-of-macedonia-member-51.php?page_id=264

Lajme të ngjashme

Back to top button