fbpx

Tetovë, rruga “Dritan Hoxha”

Me një ceremoni solemne të organizuar nga Komuna e Tetovës të premten një rrugë në Tetovë do të emërohet me emrin e presidentit të ndjerë të Top Medias, Dritan Hoxha.

Kjo ngjarje do të ndiqet nga shumë tetovarë, ndërsa në ceremoni pritet të marrin pjesë drejtuesit më të lartë të Top Medias si dhe personalitete të shquara të jetës politike dhe kulturore.

“Të premten më 18 maj, nga ora 12;30, në këtë rrugë, e cila gjendet në afërsi të gjimnazit të Tetovës, komuna e Tetovës do të organizojë ceremoninë solemne të emërtimit të rrugës.

Kjo rrugë merr emrin ‘Dritan Hoxha’ në shenjë nderimi dhe respekti ndaj figurës së presidentit të Top Media, për përkushtimin e tij për zhvillimin e medias shqiptare si dhe për kontributin e jashtëzakonshëm për bashkimin e të gjithë shqiptarëve. Emërtimi i kësaj rruge në Tetovë me emrin e Dritan Hoxhës reflekton protagonizëm mediatik të presidentit të Top Channel, i cili i dha medias shqiptare vlerat më të mirëqena të progresit dhe zhvillimeve moderne”, deklaroi Flakran Pustina, zëdhënës i Komunës së Tetovës.

Me propozim të kryetarit të Komunës, Sadi Bexheti në muajin mars të këtij viti, këshilli komunal më shumicë votash solli vendim që rruga 117 në Tëtovë në të ardhmen të mbaj emrin ‘Dritan Hoxha’.

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close