Gazetarët, jo raportim të njëanshëm për komunitetet e tyre

Gazetarët nuk duhet të jenë të njëanshëm kur raportojnë për marrëdhëniet ndëretnike në vend, kjo ishte porosia e forumit përmbyllës të ‘Projektit për dialog ndëretnik në komunitetin e medias’ që sot u zhvillua në Shkup.

Projekti  u zhvillua në tre faza dhe kishte për qëllim trajnimin e studentëve të gazetarisë në redaksi që raportojnë në gjuhë tjera nga ajo e atyre.

Gazetarët që ishin pjesë e këtij projekti, ata që ndoshta më herët se kishin pasur këtë mundësi të punojnë në këto kushte, i mësuan disa elemente, nga ana tjetër projekti dhe mundësi që gazetarët me etni maqedonase të punojnë në media në gjuhën shqipe dhe anasjelltas, tha Nazim Rashiti që ishte pjesë e trajnuesve të këtij projekti.

‘Gjatë një periudhe kishte bashkëpunim mes gazetarëve, pra kishte një mundësi që gazetarë të ndryshëm nga redaksi të ndryshme dhe etni të ndryshme të punojnë së bashku në tema ndjeshme, që u ndihmoi shumë  atyre sepse u pa se edhe për temat më të vështira dhe më të ndjeshme mund të gjendet gjuhë e përbashkët, edhe atë gjuhë që nuk do të lëndoj asnjërën palë.

Megjithatë Rashiti shton se nuk mjafton vetëm një iniciativë për të thyer këto barriera.

Gazetarët duhet të kenë sensibilitet gjatë raportimit sidomos gjatë ngjarjeve të ndjeshme, tha Zoran Bojarovski, një nga autorët e doracakut  ‘Etika në gazetari’.

‘Gazetarët në Republikën e Maqedonisë pa mare parasysh përkatësinë etnike të tyre duhet me përgjegjësi të njëjte të raportojnë, të shkruajnë  dhe të bashkëpunojnë me cilën do tjetër bashkësi etnike në vend, kështu që u munduam të tregojmë se nuk guxon të ketë privilegje, diskriminime që varen nga përkatësia etnike e gazetarit  apo për gjuhën në të cilën mediat raportojnë dhe në të cilën punojnë ata gazetarë’.

Projekti për dialog ndëretnik në komunitetin e medias u zhvillua në dy faza, gjatë fazës së parë një grup gazetarësh profesionist kanë asistuar  në Këshillin e etikës në SHGM gjatë ndërtimit të kapaciteteve rreth të drejtave të tyre, ndërsa gjatë fazës së dytë 20 studentë të gazetarisë nga katër universitetet publike në vend u dërguan në media gjuhësore të ndryshme nga gjuha e tyre amtare në praktikë dy mujore.

Projekti u zhvillua në bashkëpunim të SHGM-së, Misionit të BE-së në Shkup dhe UNESKO Maqedoni./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button