Evakuim i 200.000 banorëve për shkak të zjarreve në Kaliforni

Është urdhëruar evakuimi i 200.000 njerëzve, për shkak të katër zjarreve të mëdha të cilat po tërbojnë në shtrirje prej Los-Anxhelosit deri në qytetin bregdetar Ventura në shtetin federal amerikan të Kalifornisë, transmeton MIA. 

Zjarret deri më tani shkatërruan rreth 150 shtëpi dhe kapluan një sipërfaqe të madhe.

Për herë të parë është urdhëruar evakuimi në rajonin Santa Barbara në Kaliforni, ndërsa autostrada mes Los-Anxhelosit dhe Venturës është mbyllur në mënyrë periodike për shkak të zjarrit që e kaploi trasenë mbi autostradë.

Rreth 300 banorë të qytetit bregdetar Karpinteria morën urdhër që të largohen nga qyteti para lindjes së diellit, derisa zjarrfikësit po luftojnë me zjarrin vetëm disa kilometra larg qytetit.

Gjatë natës, erëra më të dobëta u mundësuan zjarrfikësve në terren ta mbrojnë me sukses pushimoren Ohajo, ku 7.000 banorë gjithashtu morën urdhër që të evakuohen.

Shërbimi nacional meteorologjik kumtoi se pritet vrull i rrezikshëm i erës, por se zjarret nuk do të arrijnë përmasa historike, siç pritej paraprakisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button