Kush ka më shumë miq në Facebook është më materialist?

Sa shumë popullorë jeni në Facebook? Me shumë mundësi jeni të aftë të kultivoni miqësi pas ekranit. Por mund të keni edhe një tendencë materializmi. Një kërkim i ri i psikologjisë sociale pohon se njerëzit me këtë tipar të karakterit kanë më shumë miq “virtualë” se të tjerët, sepse koleksionojnë kontakte ashtu sikurse bëjnë me objektet, shkruan Bordo.al.

PA U FYER. Psikologu i Ruhr-University Bochum në Gjermani, Phillip Ozimek dhe autor i studimit saktëson se kuptimi i materializmit të marrë në shqyrtim nuk është domosdoshmërisht negativ. Nuk ka asgjë të keqe me mënyrën sesi njerëzit sillen në internet. Bëhet fjalë thjesht të kuptosh se cilat janë qëllimet dhe mënyrat e ndërveprimit të secilit person.

TIPARE TË PËRBASHKËTA. Autorët kanë studiuar sjelljen e 531 përdoruesve të profileve në Facebook, duke i ndarë ato në dy grupe (një për studimin pilot dhe një për të replikuar rezultatet). Vullnetarët iu përgjigjën një pyetësori , në të cilin kërkohej sesi përcaktohej përdorimi i Facebook dhe tendenca për t’u ballafaquar me të tjerët, por gjithashtu si të merrnin në konsideratë miqtë e Facebook dhe nëse numri i tyre do të ndikonte në reputacionin e tyre online.

Të dy studimet kanë gjetur një lidhje reciproke (jo një marrëdhënie shkak-pasojë) mes një numri të madh të miqësive në Facebook, motivimit të kontakteve, kohës së shpenzuar në rrjete sociale, materializmit dhe prirjes për t’u krahasuar me të tjerët. Përveç studimit, marrëdhënia midis disa prej këtyre tipareve është lehtësisht e imagjinueshme. Ata që shpenzojnë shumë kohë në internet mund të kenë më shumë kontakte dhe do të bien më shpesh në grackën e zilisë sociale.

Për studiuesit, në blerjen e miqësive shoqërore, do të kishte një përbërës “posedues”: më shumë kontakte janë të barazvlefshme me një reputacion më të mirë. Hulumtimet e kaluara kanë treguar se materialistët shpesh bëjnë “like” në faqet e markave, pjesërisht për imazhin publik të këtyre vlerësimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button