Të shtëna në një shkollë në shtetin amerikan Nju Meksiko

Disa persona janë lënduar, kur një sulmues hapi zjarr në një shkollë të mesme në shtetin amerikan Nju Meksiko, në qytetin Aztek.

Policia konfirmoi se ka pasur sulm të armatosur, pas çka shkolla menjëherë është bllokuar dhe evakuuar. Shejna Rivs, zëdhënëse e qytetit Famington informoi se sulmuesi është “ndaluar”, pa saktësuar nëse kjo do të thotë se është arrestuar, likuiduar apo lënduar.

Nuk bëhet e ditur nëse sulmuesi është person nga jashtë apo dikush nga të punësuarit apo nxënësit. Gjithashtu, tani për tani nuk dihet se sa janë lënduar, as sa janë serioze lëndimet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button