Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim merr 50.000 euro nga Danimarka

Donacioni përbëhet kryesisht nga pajisje për mbrojtje dhe shpëtim nga zjarri, gjegjësisht nga uniforma të specializuara për fikjen e zjarrit, pompa për bartjen e ujit, gjeneratorë të energjisë elektrike, bombola oksigjeni etj. 

Dorëzimin e donacionit do ta bëjë përfaqësuesi i DEMA, Shefik Muhiq i cili ka punuar më së shumti në lidhje me donacionet e deritanishme dhe bashkëpunimin me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim.

Donacioni i sotëm nuk është i vetmi të cilin kjo drejtori e ka pranuar deri më tani nga ana e agjencisë daneze për menaxhim me katastrofa. DEMA ka dhuruar edhe pajisje për Qendrën për trajnim (kompjuterë, video projektorë, vetura për në teren etj.).

Lajme të ngjashme

Back to top button