Moska seriozisht e shqetësuar për shkak të vendimit të SHBA-së për Jerusalemin

Ministria ruse e Punëve të Jashtme sot njoftoi se Moska është seriozisht e shqetësuar për shkak të vendimit të SHBA-së që ta zhvendosë selinë e Ambasadës nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Në kumtesën e Ministrisë thuhet se zgjidhje e ndershme dhe e përhershme e përplasjes së vjetër palestinezo-izraelite, e cila siguron zgjidhje të të gjithë aspekteve të statusit përfundimtar të territorit palestinez, duke e përfshirë edhe çështjen e ndjeshme për Jerusalemin, përmes rrugës së bisedimeve të drejtpërdrejta palestinezo-izraelite, duhet të arrihet në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB-së dhe Kuvendit të KB-së.

Siç thuhet, plani i Uashingtonit që ta zhvendosë Ambasadën nga Tel- Avivi në Jerusalem paraqet kanosje për procesin e zgjidhjes së krizës palestinezo-izraelite dhe mund të reflektojë në gjendjen e përgjithshme të Lindjes së Afërt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button