Ministri Kralev garanton se nuk do të zbulohen para kohe testet e maturës shtetërore

Asnjë test për maturën shtetërore këtë vit nuk do të zbulohet ka dhënë garancinë e tij ministri i Arsimit dhe Shkencës.  

Si që është e njohur maturantët disa herë kishin sukses të zbulojnë një pjesë të pyetjeve që duhet t’u përgjigjen, mirëpo këtë vit kjo nuk do të ndodhë.

“Testet janë të gatshme, por në 90 për qind të rasteve do t’u të shpërndahen shkollave disa ditë para se të mbahet provimi. Matura shtetërore do të kalojë pa pengesa, ndërsa testet do të ruhen nga zbulimi” pohon ministri i Arsimit dhe Shkencës Pançe Kralev një muaj para mbajtjes së maturës shtetërore 2011/2012.

Ai theksoi se Qendra shtetërore e testimit është në koordinim me të gjitha shkollat në Maqedoni për shpërndarjen e materialeve. 

“Do të organizohet operacion më kompleks logjistik nga me qëllim që testet të shpërndahen për një periudhë të shkurtër para fillimit të provimit”, shtoi Kralev.

Më 9 qershor do të mbahet provimi për lëndën e parë të domosdoshme (gjuha amtare dhe literaturë), kurse provimi i lëndës së dytë (zgjedhje nga matematika, gjuha e huaj, estetika ose filozofia) është caktuar për 12 qershor. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button