Netanjahu pret që shumë shtete të tjera ta ndjekin shembullin e SHBA-së

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi sot se pret shumë shtete ta përcjellin shembullin amerikan dhe t’i zhvendosin përfaqësitë e tyre diplomatike në “kryeqytetin izraelit Jerusalem”.

Sipas Netanjahut, mund të ndodhë që disa shtete t’i zhvendosin ambasadat e tyre nga Tel-Avivi në Jerusalem, madje edhe para SHBA-së, të cilave do t’u duhen vite që të ndërtojnë seli përkatëse të përfaqësisë së re diplomatike.

Vendimi i Trampit që ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe ta zhvendosë ambasadën nga Tel-Avivi në këtë qytet ka hasur në reagime negative, me ç’rast mori kritika të ashpra nga Bashkimi Evropian, Britania e Madhe, Rusia, Kina, Kanadaja dhe nga vendet myslimane.

“Presidenti Tramp gjithmonë do të ketë vend në historinë e kryeqytetit tonë. Emri i tij me krenari do të qëndrojë pranë emrave të tjerë të ndërlidhur me historinë e famshme të kryeqytetit tonë”, deklaroi Netanjahu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button