Deklarata e Jeremiqit se Gruevski ka bërë larje parash, Prokuroria hapë procedurë parahetimore

Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ka ngritur procedurë parahetimore për shkak të ekzistimit të indikacioneve për kryerjen e veprës penale “larje parash” dhe vepra tjera penale nga neni 273 i Kodit Penal, njofton Portalb.mk.

Procedura parahetimore është si rezultat i shkrimeve të publikuara në shumë media në Republikën e Maqedonisë në lidhje me deklaratën e ish ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë dhe kryetarit të Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiq. Deklarata ka të bëjë me larje parash në Republikën e Serbisë nga ana e funksionarëve të lartë të Maqedonisë dhe lidhja e tyre me personat fizik dhe juridik nga Serbia dhe Çekia. Prokuroria i ka ndërmarrë të gjitha veprimtaritë e nevojshme dhe në koordinim me institucionet kompetente për zbulimin e këtyre veprave penale. Për rrjedhën e mëtutjeshme, opinioni në kontinuitet do të njoftohet”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Ndryshe, të shtunën Jeremiq ju bëri thirrje organeve të hetuesisë të Serbisë t’i hetojnë lidhjet midis ish-Qeverisë së Maqedonisë dhe drejtorit të kompanisë SCMG, që e bleu fabrikën “14 Tetori” nga Krushevaci.

Jeremiq në një deklaratë për “TV Nasha” të Beogradit theksoi se nuk janë të sakta pohimet e Partisë Progresive serbe në pushtet (SNS) se është gjetur partner strategjik për “14 Tetorin”, që ishte në falimentim nga janari i vitit 2016 kur kompania ishte vlerësuar rreth 48 milionë euro, por se kompania çeke “Çehosllovak grup” në tetor të këtij viti përmes kompanisë së Beogradit SCMG e ka blerë vetëm kompaninë qendrore në Krushevac për katër milionë euro edhe atë me marrëveshje të drejtpërdrejt, pa ankand publik.

“Vetëm është rrëmbyer prona, ndërsa punonjësit e larguar nuk janë kthyer në punë”, theksoi Jeremiq.

Ai theksoi se sipas ligjeve serbe, marrëveshjet e drejtpërdrejta për shitblerje lejohen vetëm në “raste speciale”, ndërsa “speciale në këtë rast është ajo që sivjet në Maqedoni është rrëzuar regjimi diktatorial dhe i korruptuar thellë i Nikolla Gruevskit, vëllai binjak politik i presidentit serb Aleksandar Vuçiq”.

“Ata janë njerëz të atij regjimi, ndërsa para të gjithëve qëndron Sasho Mijakllkov, ish-shef i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe “dora e djathtë” e Gruevskit, të cilët filluan në panik të tërheqin para të fituara me aktivitete korruptive në Maqedoni dhe t’i plasojnë në skema të ndryshme, përmes oazave tatimore, Holandë ndërsa në rastin me “14 Tetorin”, përmes Çekisë”, theksoi Jeremiq.

Ai theksoi se në Maqedoni po afron fundi i hetimit për Mijallkovin dhe liderët e tjerë të ish-autoriteteve të Maqedonisë dhe ju bëri thirrje organeve të hetuesisë serbe që ta analizojnë edhe rastin për “14 Tetorin”. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button